Shkodra u trondit sonte nga një tjetër atentat, për të cilin dalin detajet e para. Autoritetet policore bëjnë me dije se viktima e sotme është një shtetas i ri, 19-vjeçari Erjon Xhenje.
Sipas dëshmive, viktima ndodhej në një lokal pranë kryqëzimit të Kirasit, në fund të bulevardit ‘Bujar Bishanaku’, kur u godit nga autorë të panjohur nga një breshëri plumbash.
Sipas dëshmive, autorë tu larguan me anë të një motoçiklete, e cila me gjasa është e njëjta që u gjet pak më tutje e djegur, pikërisht në lagjen “Guerile”.