Presidenti Stevo Pendarovski sot do të marrë pjesë në funeralin shtetëror të mbretëreshës britanike Elizabeth II në Pallatin ëestminster në Londër.
Kreu i shtetit shoqërohet nga bashkëshortja e tij Elizabeta Gjorgievska.
Dje ata i bënë nderimet e fundit mbretëreshës britanike Elizabeth II dhe shënuan në Librin e Zisë.
“Unë dhe gruaja ime, nderuam eshtrat e Mbretëreshës Elizabeth II, përpara ceremonisë së varrimit në ëestminster Abbey. Shumë respekt për shërbimin e saj prej dekadash ndaj popullit dhe për të qenë shembull i lidershipit, modestisë dhe bujarisë. U prehtë në paqe”, ka shkruar presidenti Pendarovski në profilin e tij në Facebook.
Mbretëresha Elizabeth II vdiq në moshën 96-vjeçare më 8 shtator.
Ajo ishte monarkja më jetëgjatë në historinë britanike dhe kreu më i vjetër i shtetit në botë.