Sarandë/ Mbytet një turiste angleze, ishte futur për zhytje

albnews
By
1 Min Read

Një turiste angleze është mbytur sot në Sarandë, dyshohet aksidentalisht. Viktima raportohet se është R. G., 29 vjeçe. Ajo u nxorr nga deti pa shenja jete ndërsa në vendngjarje mbërriti policia, ambulanca dhe zhytës profesionistë.

Ajo u transportua për në spital ku dhe është konstatuar vdekja.

Njoftimi i policisë:

Më datë 19.09.2022, në vendin e quajtur “Vapori i mbytur”, Sarandë, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det, shtetasja angleze R. G., 29 vjeçe, e cila ka qënë në një ekspeditë zhytje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

Share This Article