ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Ca trimosha të BKH-së erdhën te Kryeministria…”/ Rama: Nuk donin të linin “patllaken” tek dera… 2 hours ago
Ndotja nga Metalurgjiku në Elbasan, 16 të arrestuar, 8 aksionerë në kërkim 2 hours ago
TRAGJEDI NË AUSTRALI/ Të shtëna në plazhin e Sidneit, 10 viktima, mbi 18 të plagosur 2 hours ago
Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës 8 hours ago
Nuk ndalen protestat/ Qytetarët në Bukuresht dynden në sheshe 8 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Nga Llalla tek ‘burrat e këqinj’/ Dalin email-et e DASH me Nanon

albnews by albnews
20 September, 2022
in Albania
0
U shkarkua nga detyra, Gledis Nano: Fitorja më e madhe është të ngrihemi sa herë që biem!
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në mesin e email-eve të ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, të rrjedhura online nga një grup hakerash, gjenden edhe letërkëmbimet e tij me zyrtarët e Departamentit të Shtetit.

Një zyrtar i DASH, Clay Stiffler, i shkruan atij duke i kërkuar që luftëtarët shqiptarë që janë në Siri, të riatdhesohen pasi kështu do jetë më i lehtë kontrolli mbi ta. Më tej, ai i shkruan Nanos duke i thënë se FBI është gati të ofrojë ndihmë për të lokalizuar Adriatik Llallën.

RelatedPosts

Policia britanike kërkon ndihmë për të gjetur Blerimin e shpallur në kërkim, komentet e shqiptarëve ‘thyejnë’ rrjetin: Në Bathore City me do kusho… 

“Ca trimosha të BKH-së erdhën te Kryeministria…”/ Rama: Nuk donin të linin “patllaken” tek dera…

Ndotja nga Metalurgjiku në Elbasan, 16 të arrestuar, 8 aksionerë në kërkim

Por ata kërkojnë informacione të detajuara nga Policia e Shtetit për Llallën, që mund të ndihmojnë në gjurmimin e tij.

Duke shkruar për riatdhesimin e shqiptarëve që luftojnë në Siris, ai shkruan: “Shqipëria ka pranuar që të riatdhesojë gratë dhe fëmijët, por Ministria e Brendshme mesa duket nuk riatdheson luftëtarët e huaj meshkuj. E kam ngritur këtë çështje me Lori Pëllumbin dhe i tregova provën që kemi për të dënuar këta burra kur t’i kthejmë, por nuk kam marrë një përgjigje. Koosova do i bashkohet riatdhesimit dhe do rikthejë 17 burra, përveç 6 që i sollën në korrik. Meqë kemi prova të mira kundër shqiptarëve, mendoj se do të ishte mirë që t’i sillnim këtu, ku Shqipëria mund t’i monitorojë, në vend që t’i lëmë në kampe, ku mund të arratisen. Nëse ke ndonjë ide se me kë duhet të flas, do e vlerësoja”.

Më tej, në email-in e datës 3 dhjetor flitet për çështjen e Llallës. Këtu çështja bëhet akoma më qesharake, pasi FBI-së i kërkohet të lokalizojë Llallën, kurse ata kërkojnë të dhënat se ku mund të jetë Llalla.

“Çështja e dytë që doja të diskutoja me ju është Adriatik Llalla. Kam folur me atasheun ligjor të FBI dhe ata kanë ofruar ndihmë për të lokalizuar Llallën. Për të nisur, na duhet një letër nga Policia e Shtetit që kërkon ndihmën e tyre, plus identifikuesit e tij, emrat e familjarëve, vendndodhja e fundit, ish-adresat në Shqipëri dhe jashtë, dhe ndonjë pistë tjetër që mund të ndihmojë në gjurmimin e tij. Mund të hartoj një letër nëse do. Fola me Arben Krajën dhe prokurorin e çështjes, dhe ata janë të dy të interesuar për të pasur ndihmën e FBI për të ndihmuar në gjetjen e zotit Llalla”.

Në përgjigjen e shkurtër, Nanos thotë se mund të diskutojnë për çështjen e parë. Sa i përket Llallës, ai thotë se do hartojnë një memo për FBI-në, ku të kërkojnë ndihmën e tyre.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Ca trimosha të BKH-së erdhën te Kryeministria…”/ Rama: Nuk donin të linin “patllaken” tek dera…

“Ca trimosha të BKH-së erdhën te Kryeministria…”/ Rama: Nuk donin të linin “patllaken” tek dera…

14 December, 2025
Ndotja nga Metalurgjiku në Elbasan, 16 të arrestuar, 8 aksionerë në kërkim

Ndotja nga Metalurgjiku në Elbasan, 16 të arrestuar, 8 aksionerë në kërkim

14 December, 2025
TRAGJEDI NË AUSTRALI/ Të shtëna në plazhin e Sidneit, 10 viktima, mbi 18 të plagosur

TRAGJEDI NË AUSTRALI/ Të shtëna në plazhin e Sidneit, 10 viktima, mbi 18 të plagosur

14 December, 2025
Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës

Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës

14 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result