Rusia në revolta pas deklaratës së Putin, dhunë dhe mbi 1 mijë të arrestuar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të paktën në 36 qytete të Rusisë janë mbajtur të mërkurën protesta masive të organizuara kundër shpalljes së mobilizimit të pjesshëm ushtarak nga Putin.

Autoritetet ruse reaguan me dhunë duke arrestuar mbi 1 mijë protestues, mes të cilëve edhe shumë gra. Në Moskë, protestuan edhe shumë gra të cilat brohoritën “Jetë për fëmijët tanë”, dhe “Jo luftës”. Sipas videove të postuara në rrjetet sociale, qindra persona protestuan në Moskë, teksa protestuesit formuan zinxhir njerëzor, duke u kapur për dore me njëri-tjetrin. Protestuesit po ashtu mbajtën pankarta me ngjyrë të kaltër dhe të verdhë, që janë ngjyrat e flamurit ukrainas dhe brohoritën “Kundër mobilizimit” dhe “Rusia pa Putinin”.

Autoritetet paralajmëruan qytetarët se mund të përballen deri me 15 vjet burgim për pjesëmarrje në këto protesta.

Putin, gjatë një adresimi drejtuar kombit, tha se mobilizimi do të nisë menjëherë. Ky njoftim vjen pasi pushtimi rus i Ukrainës është në muajin e shtatë dhe Kievi së fundmi, përmes një kundërofensive, ka arritur të rimarrë disa pjesë të territorit të okupuar nga forcat e Moskës.

Presidenti rus tha se mobilizimi do të përfshijë vetëm qytetarët që aktualisht janë pjesë e forcave rezervë të ushtrisë dhe që kanë përvojë ushtarake.

Share This Article