ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Titujt e Gazetave ne Uk 5 hours ago
Përdorte taksinë për të furnizuar grupet kriminale me armë dhe drogë, arrestohet ish-ushtaraku në Tiranë 5 hours ago
Çfarë i ndodh organizmit kur konsumoni gështenja të pjekura  5 hours ago
Po mbillnin ullinj, kolonët izraelitë sulmojnë disa palestinezë dhe gazetarë 5 hours ago
Tornadoja shkatërron qytetin brazilian, 6 viktima dhe mbi 400 të plagosur  5 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

A mund të pritet liberalizimi i vizave brenda këtij viti?

albnews by albnews
22 September, 2022
in Kosova
0
A mund të pritet liberalizimi i vizave brenda këtij viti?
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Procesi i liberalizimit i bllokuar prej 6 vjetësh në Këshillin e Ministrave të Bashkimit Evropian (BE) pritet të sillet në agjendën e tij së shpejti. Kështu të paktën thonë burime diplomatike në Bashkimin Evropian. Komisioni Evropian (KE) sërish u bëri thirrjeve vendeve anëtare të BE-së që të liberalizohen vizat për Kosovën.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian për Punët e Brendshme, Migracionin dhe Sigurinë e Brendshme, Anitta Hipper ka paralajmëruar se brenda vitit KE do të paraqes edhe një raport teknik për çështjen e vizave për Kosovën.

RelatedPosts

Kosova e “mbytur” në import

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë/ Voton Albin Kurti, thirrje qytetarëve të votojnë: Është një ditë e mirë për demokracinë

Kosovë, prokuroria në gatishmëri për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, 80 prokurorë dhe zyrtarë për ruajtjen e votës

“Ne i inkurajojmë vendet e BE-së që të vazhdojnë me heqjen e vizave për Kosovën. Përveç kësaj, ne ofrojmë rregullisht një pasqyrë të performancës së Kosovës në fusha të ndryshme relevante për standardet përmes raporteve të vendeve të zgjerimit. Për të mbështetur vendimmarrjen e shteteve anëtare, ne do të prezantojmë këtë vit raportin tonë të zgjerimit 2022 të shoqëruar me një përditësim teknik për çështjen e liberalizimit të vizave”, ka thënë ajo.

Komisioni Evropian e konfirmoi për herë të parë në Maj të vitit 2016 se Kosova i përmbushi të gjitha standardet e Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave. Por çështja e vizave u zvarrit prej vitesh, qoftë për shkak të problemeve brenda Kosovës qoftë edhe për shkak të kundërshtimeve të një numri vendesh anëtare të BE-së.

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane nga radhët e partisë në opozitë LDK, Rrezarta Krasniqi i tha RTV21 se shpreson që kësaj radhe të ketë veprime konkrete dhe jo vetëm fjale.

“Deri më tani kemi dëgjuar deklarata të ndryshme optimiste për sa i përket liberalizimit të vizave, por kanë munguar veprimet konkrete. Është zhgënjyese se si një nga popujt më pro perëndimor në Ballkan, vazhdon të mbahet i izoluar, përkundër faktit se është konfirmuar për disa herë me radhë se janë plotësuar të gjitha kriteret e përcaktuara për lëvizje të lirë. Tani me qenë se flitet për një situatë të re, uroj që të ketë edhe veprime konkrete dhe të mundësohet lëvizja e lirë e qytetarëve” ka thënë ajo.

Anëtari i Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane nga radhët e partisë në pushtet Agon Batusha tha se brenda pak muajsh pret që kjo, siç e cilësoi, padrejtësi ndaj qytetarëve të Kosovës të marr fund.

“Thirrjet brenda BE-së për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës sa vijnë dhe po rriten. Është inkurajuese ndryshimi pozitiv i qëndrimit francez. Të gjitha kriteret dhe kërkesat shtesë ne si institucione të Republikës i kemi plotësuar në plotni. Andaj, presim që muajin e ardhshëm të kemi lëvizje drejtë liberalizimit të vizave nga BE-ja, respektivisht nga shtetet anëtare. Këtë vjeshtë presim që kjo padrejtësi të marrë fund”, ka thënë Batusha.

Por, analisti politik Fidan Ukaj është optimist se vendimi për liberalizmin e vizave mund të merret këtë vit porse procedurat teknike për lëvizje të lirë do të marrin ende kohë!

BE ka hequr vizat në vitin 2009 dhe 2010 për gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, kurse Kosova është vendi i vetëm që ende përballet me regjim vizash. /rtv21/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Titujt e Gazetave ne Uk

Titujt e Gazetave ne Uk

9 November, 2025
Përdorte taksinë për të furnizuar grupet kriminale me armë dhe drogë, arrestohet ish-ushtaraku në Tiranë

Përdorte taksinë për të furnizuar grupet kriminale me armë dhe drogë, arrestohet ish-ushtaraku në Tiranë

9 November, 2025
Çfarë i ndodh organizmit kur konsumoni gështenja të pjekura 

Çfarë i ndodh organizmit kur konsumoni gështenja të pjekura 

9 November, 2025
Po mbillnin ullinj, kolonët izraelitë sulmojnë disa palestinezë dhe gazetarë

Po mbillnin ullinj, kolonët izraelitë sulmojnë disa palestinezë dhe gazetarë

9 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result