Gjendet e vdekur një grua te mbikalimi i Patokut

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Trupi i një gruaje të pajetë është gjetur mëngjesin e kësaj të premteje, rreth orës 07:00, në aksin rrugor Tiranë – Lezhë, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Patokut”, Kurbin.

Policia tha se trupi është gjetur në hapësirën ndërmjet trafikndarësve. Gruaja, ende e paidentifikuar, dyshohet të jetë aksidentuar nga mjetet në lëvizje në këtë aks rrugor.

Nga informacionet paraprake, mësohet se pas aksidentit, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja. Dyshohet se viktima është përpjekur të kalojë rrugën nga njëri krah në tjetrin, kur ka ndodhur aksidenti.

Grupi hetimor në vendngjarje, vijon punën hetimore për identifikimin e shtetases se aksidentuar, kapjen e drejtuesit së bashku me mjetin si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Share This Article