Maqedoni/ Makina e shefit të Shtatmadhorisë Vasko Gjurçinovski përfshihet nga flakët derisa ishte në lëvizje

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral nënkoloneli Vasko Gjurçinovski dje në Kosovë ka pësuar një aksident të lehtë trafiku ku me automjetin me të cilin udhëtonte është përfshirë nga flakët.

Nga Shtatmadhoria njoftojnë se gjenerali Gjurçinovski i cili mori pjesë në Konferencën e 25-të të shefave të Shtatmadhorive të armatave nga vendet anëtare të SHBA- Kartës së Adriatikut, gjatë kthimit përmes Kosovës në autostradën Komoran-Prishtinë në orët e pasdites, papritur ka shpërthyer zjarr në pjesën e motorit të automjetit, por falë ndërhyrjes së shpejtë të shoferit dhe sigurimit, zjarri është shuar për një kohë shumë të shkurtër.

Gjenerali Gjurçinovski bashkë me anëtarët e delegacionit dhe sigurimit kanë vazhduar rrugën me automjetet e tjera dhe janë kthyer në shtëpi.

“Automjeti menjëherë pas shenjave të para të ndezjes në mënyrë të sigurt është shmangur nga komunikacioni, ndërsa pas fikjes i njëjti është transportuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e Shtatmadhorisë.

Share This Article