Hakerët iranianë e sulmuan sistemin shqiptar tri herë brenda kësaj vere duke shkaktuar dëm të jashtëzakonshëm dhe duke rrezikuar sigurinë kombëtare.
Për emisionin “Vetting” ekspertët ka folur për agresion në rritje, të paktën të sulmeve klibernetike pa përjashtuar përpjekje të tjera nga qeveria iraniane.
Sipas ekspertit të kriminalistikës, Ervin Karamuco kjo është një luftë, por “ndryshe nga luftërat me të cilat jemi mësuar deri më tani”.
“Kjo është luftë, një luftë e pashpallur, një luftë jo konvencionale, nuk do t’i shikojmë kurrë ushtarët iranianë në llogore pranë nesh, ose përballë me ne ekran, do ti shikojmë në sistemet tona të dobëta, do ti shikojmë në dëmet që po na shkaktojnë nga dita në ditë”.
Ndërsa, eksperti i rrjeteve kompjuterike, Erion Demiri tha se sulmet kibernetike janë rritje dhe kjo ka të bëjë me faktin se bota po shkon drejt dixhitalizimit.
“Nëse do të ketë sulme të tjera sulme kibernetike do të ketë gjithmonë dhe do të vijnë duke u rritur. Kjo nuk ka të bëjë me këto sisteme specifike, kjo ka të bëjë me faktin që ne po shkojmë drejt një dixhitalizimi gjithmonë edhe më të madh, duke shkuar drejt një dixhitalizimi penetrimi i dixhitalizimit në jetët tona automatikisht kuptohet dhe rritja ka ndodhur në gjithë botën, statistikat tregojnë vetëm rritje të sulmeve kibernetike, është një problematikë e vogël që po rriten ato që quhen sulme kibernetike më inteligjente”. /Abcnews.al/