Prindërit e Rita Orës, Besnik Sahatçiu dhe Vera Ora, janë duke qëndruar prej disa ditësh në Kosovë.
Ata me këtë rast kanë realizuar takime të ndryshme, e madje ishin pjesëmarrës në disa aktivitete të kryeqytetit.
Së fundmi çifti i famshëm treguan se kanë takuar Ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifin.
“Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Rifat Latifi. Ishte kënaqësi që u takuam dhe diskutuam për disa çështje aktuale të shëndetit mendor në rajon”, u shpreh Vera.
Të njëjtit thuajse gjithë verën e kanë kaluar në trojet shqiptare, pasi kanë qëndruar për një kohë të gjatë në Ulqin.
Ylli me famë ndërkombëtare po ashtu në fillim të këtij muaji ka qenë për të performuar falas në Shqipëri. Ajo dhuroi një performancë të mrekullueshme dhe shpesh e ka potencuar dashurinë që ka për Kosovën e Shqipërinë.