Hadith Najafi, vajza që simbolizoi protestat në Iran pas vdekjes së Mahsa Amini, u vra në Karaj.
Lajmi është raportuar rrjete të ndryshme sociale, si edhe nga gazetarja iraniane Masih Alinejad në profilin e saj në Twitter: “Motra e saj më tha se ishte vetëm 20 vjeçe dhe u vra nga 6 plumba në qytetin Karaj”.
Videoja në të cilën Hadithja bionde, pa shami, lidhte flokët e saj para se të merrte pjesë në një protestë ishte bërë virale.
Gazetarja postoi një video të varrimit të Najafit, duke shkruar se e reja “u qëllua për vdekje në rrugë nga forcat e sigurisë për shkak të protestës”.
“Hadith ishte një vajzë zemërmirë dhe i pëlqente të kërcente. Ajo po protestonte kundër vdekjes brutale të Mahsa Amini. Krimi i saj ishte dëshira për liri,” shtoi Alinejad.