Rama: Mos paguani 30 mijë paund për të shkuar në Angli, por investoni në Kukës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Edi Rama u bëri thirrje të rinjve që të mos paguajnë mijëra paundë për të shkuar në Angli, por të investojnë në vendlindje.

“Të gjithë ata që paguajnë nga 30 mijë paundë për të marrë ato rrugët e frikshme të emigracionit klandestin, duke ia lënë të gjitha kursimet në dorë trafikantëve, në kërkim të një parajse që nuk kanë për ta gjetur në Angli, me ato para mund të bëjnë ekonominë e tyre në Kukës.

Dhe këtë nuk e them bazuar në çfarë kam parë në ëndrra, por këtë e them bazuar në realitetin që kam parë në shumë agroturizmave që janë ndërtuar”, tha kryeministri.

 “Ne jemi gati të mbështesim të gjithë ata të rinj që duan të bëjnë agroturizëm në Kukës. Nga ai agroturizëm fitohet shumë më shumë sesa do të fitonin nga çdo punë në të bardhë a në të zezë në Angli. Ky është fakt”, shtoi Rama.

Share This Article