“Janë të mirëseardhur në Shqipëri”, Rama i hap dyert rusëve që “arratisen” nga regjimi i Putin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në daljen për mediat nga kryeministria pas zhvillimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, kryeministri Edi Rama është pyetur për luftën në Ukrainë dhe “arratisjen” e mijëra rusëve nga Rusia pas urdhrit për mobilizim të pjesshëm ushtarak nga Vladimitr Putin.

Teksa shifra e të larguarve nga Rusia ka kaluar 100 mijë vetëm në Kazakistan dhe Gjeorgji dhe numri pritet të rritet pas frikës nga rekrutimi për në front, Gjermani ishte vendi i parë që i hapi dyert atyre, duke iu premtuar mbështetje dhe kujdes.

Por, edhe Rama duket se është pro hapjes së dyerve për “miqtë” nga Rusia që mund të vijnë pas braktisjes së vendit në shenjë revolte ndaj Putin, pasi iu përgjigj gazetarëve duke thënë: “Janë të mirëseardhur në Shqipëri”.

Share This Article