“Dua ta dëgjoj nga ai”, Bashkim Selamaj i lutet të birit të tregojë pse e vrau mësuesen britanike

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Babai i vrasësit të Sabina Nessa i është lutur djalit të tij të rrëfejë se përse e kreu vrasjen. Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në shtator të vitit 2021 në Britani, kur 28-vjeçarja Sabina Nessa u gjet e vrarë në lindje të Londrës. Në trupin e saj u gjetën shenja dhune dhe mbytjeje. Për vrasjen e 28-vjeçares është dënuar me burgim të përjetshëm shqiptari Koçi Selamaj.

“The Mirror”, shkruan se i ati i të dënuarit, 71-vjeçari Bashkim Selamaj, ka udhëtuar për herë të dytë drejt  burgut ku djali i tij vuan dënimin për t’i kërkuar atij të tregojë se përse e ka bërë vrasjen, por ky i fundit ka refuzuar të dalë nga qelia për të takuar babain.

Koçi Selamaj, 36 vjeç, ka ndërprerë kontaktet me familjarët e tij dhe vuan dënimin me burg të përjetshëm pasi mbyti me një trekëndësh rreziku mësuesen 28-vjeçare.

12 muaj pas vrasjes ish-punëtori i çelikut tregon nga shtëpia e tij në Elbasan se djali i tij është ndier i turpëruar për ta takuar.

“Koçi ka karakter të fortë. Ai e ka kuptuar se çfarë ka bërë dhe i vjen turp nga vetja. Turpi e bën atë mos të më takojë mua apo motrën e tij, e cila gjithashtu ka tentuar ta takojë. Ai nuk do të më thotë se pse e vrau atë vajzë. Unë dua ta dëgjoj nga ai se pse e bëri”, është shprehur i ati i të dënuarit.

“Dua ta dëgjoj nga ai”, Bashkim Selamaj i lutet të birit të tregojë pse e vrau mësuesen britanike
I dënuari Koçi Selamaj dhe babai i tij, 71-vjeçari Bashkim Selamaj

Koçi e ka pranuar se e ka kryer vrasjen e Sabinës në Cator Park Kidbrooke.

Natën e krimit, Koçi kishte rezervuar një dhomë në Grand Hotel me shpresën se do kalonte natën me gruan e tij, e cila dyshohet se ishta larguar nga ai dhe punonte shërbyese në hotel. Stafi kishte ndier se diçka nuk po shkonte dhe pas një mosmarrëveshje për pagesën kishte thirrur policinë.

Share This Article