Hapet libri i ngushëllimeve për Jacques Chirac

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në nderim të ish-president të Republikës së Francës, Jacques Chirac, në Ambasadën e Francës në Prishtinë do të hapet libri i ngushëllimeve.

Të gjithë qytetarët dhe personalitete të ndryshme mund të shkruajnë në librin e ngushëllimeve prej sot deri më 2 tetor nga ora 9:30 deri në orën 12 :00.

Ndryshe, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Jacques Chirac.

Në këtë ceremonitë mortore do të marrin pjesë rreth 30 burrështetas nga e tërë bota.

Thaçi e pati vlerësuar ish-presidentin Chirac një prej figurave të mëdha të politikës botërore që i doli në ndihmë Kosovës në ditët më të vështira, sidomos në Konferencën e Rambouillet dhe përkrahjen për bombardimin e caqeve të policisë dhe ushtrisë serbe në vitin 1999.

Jacques Chirac ndërroi jetë të enjten. Ai u lind më 29 nëntor 1932. Ai ishte President i Republikës së Francës për 12 vjet.

Kujtojmë se Chirack ishte president i Francës në vitin 1999, i cili përkrahu intervenimin e NATO-s për të ndalur gjenocidin serbe në Kosovë.

Share This Article