Barca, Juve, Liverpooli e Arsenali në garë për Asension

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Marco Asensio vazhdon të jetë ndër emrat e përfolur në tregun e transferimeve, ndërsa klube të shumta evropiane janë të interesuar për nënshkrimin e tij.

26-vjeçari do të jetë lojtar i lirë në verën e ardhshme dhe nga janari mund të nisë negociatat me klubet e interesuara.

Javë më parë në mediat sportive qarkulloi lajmi për planin e Barcelonës që ta transferojë yllin e rivalit të përbetuar.

Më pas u raportua se Juventusi ka shprehur interesim për anësorin, mirëpo Calciomercato bën të ditur se do të ketë konkurrencë të madhe për nënshkrimin e tij.

Krahas Barcës dhe Zonjës së Vjetër, për Asension janë të interesuara edhe Arsenali, Liverpooli e Tottenham Hotspur.

Share This Article