Katari gati për Kupën e Botës, ekipet dhe familjarët do të qëndrojnë në hotele luksoze

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ekipi australian do të ushqehet, do të flejë dhe do të trajnohet në “Akademinë Aspire” në Doha, si pjesë e një prej ekipeve pjesëmarrëse në Kupën e Botës në Katar, kur të nisë në muajin nëntor.

Dhe bëhet fjalë për luks, ashtu siç Katari mund ta ofrojë, në përmasat e një kompeticioni të tillë.

Kamera ka hyrë brenda akademisë në fjalë, për të parë se ku ekipi, stafi e bashkëshortet e lojëtarëve do të qëndrojnë gjatë të gjithë eventit sportive, përfshirë këtu zonën e restorantit, dhomën e relaksit e shplodhjes, si dhe një super palestër moderne, ku futbollistët do kenë mundësi të stërviten kur të duan.

E ngritur në një nga zonat më të njohura në Doha, në Aspire, kjo është një akademi e themeluar në vitin 2004, në mbështetje të atletëve të rinj.

Dhe më e veçanta, akademia është ndërtuar në krah të Stadiumit Ndërkombëtar Khalifa, edhe pse ekipi i Australisë nuk është planifikuar të luajë asnjë ndeshje atje, vetëm në rast se do të shkojë deri në gjysmëfinale.

Në fakt, Australia do të jetë e para që do të çelë turneun e Kupës së Botës, kundër Francës, më 22 nëntor. Po ashtu, ekipi Australian do të përballet me Tunizinë dhe Danimarkën, në grupin D.

Share This Article