Rusia shpall aneksimin, Shqipëria: Nuk e njohim, e rreme dhe në shkelje të së drejtës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ndërkohë që presidenti Vladimir Putin po mban ende fjalimin e tij në Moskë ku ka shpallur aneksimin e katër rajoneve të pushtuara në Ukrainë, ministria e Jashtme shqiptare ka shpërndarë me anë të një postimi në Twitter dënimin e saj për vendimin e Kremlinit.

“Shqipëria dënon referendumet e rreme të organizuara nga Rusia në Ukrainë dhe nuk do të njohë rezultatet e tyre të paracaktuara”, shkruhet aty. 

Ministria e Jashtme vijon duke thënë se “çdo aneksim të një territori të një shteti nga një shtet tjetër si rezultat i kërcënimeve dhe përdorimit të forcës përbën një shkelje të principeve të Kartës së OKB-së dhe të drejtës ndërkombëtare”.

Share This Article