Presidenti Stevo Pendarovski sot në Sofje ka zhvilluar një takim trepalësh me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidentin e Republikës së Bullgarisë, Rumen Radev, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në takim u bisedua për rrjedhën e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut dhe për fazat e mëtejshme të negociatave, si dhe për krizën energjetike, sfidat me të cilat po përballet Evropa.
Presidenti Pendarovski theksoi se Maqedonia e Veriut pret mbështetje nga BE-ja për t’u përballur me krizën energjetike dhe gjithashtu foli për rëndësinë e mbështetjes reciproke për forcimin e sigurisë rajonale energjetike.
Sot në Bullgari është vënë në përdorim një interkonektor gazi me gjatësi 182 km, i cili do të transportojë gaz nga Azerbajxhani në Greqi dhe në këtë mënyrë rajoni do të marrë një furnizim alternativ me gaz rus.
Në hapjen e gazsjellësit, përveç Von der Leyen, Radev dhe Pendarovski, morën pjesë edhe kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev dhe kryeministri i Rumanisë, Nikolae Çuka