Rama dhe Veliaj zbulojnë planin për një superkullë në mes të Tiranës

albnews
By
1 Min Read

Sot në Tiranë po zhvillohet Konkursi Ndërkombëtar për projektin fitues midis 5 studiove të arkitekturës bashkëkohore për ndërtimin e “Tirana Multifunctional Center”. Kryebashkiaku i Tiranë e ka shpërndarë videon ku po paraqiten projektet e kërkuara nga qeveria shqiptare me këtë shënim:

“Tirana Multifunctional Center”- Konkursi Ndërkombëtar për projektin fitues mes 5 studiove prestigjoze të arkitekturës bashkëkohore, për një ndërtim tejet ambicioz në qendër të Tiranës, i cili do të forcojë më tej profilin e metropolit rajonal të së ardhmes për kryeqytetin tonë”.

Ndër prezantimet, vihet re ndërtimi i një kulle shumëkatëshe në zemër të kryeqytetit, pas Teatrit të Operas dhe të Baletit, për të cilin arkitekti drejtues që e prezantoi tha se ishte mbështetur në traditën shqipptare e konkretisht, në stilin e shtëpisë së Zekatëve në Gjirokastër, të Pallatit me Kuba në Tiranë, të qytetit të njëmijë dritareve dhe kështjellës së Beratit.

Sikurse shihet nga pamjet, kulla e re që propozohet ngrihet pikërisht mbi lulishten pas Teatrit të Operas dhe Baletit.

Publikimi në Fb:

Rama dhe Veliaj zbulojnë planin për një kullë tjetër
Rama dhe Veliaj zbulojnë planin për një kullë tjetër
Rama dhe Veliaj zbulojnë planin për një kullë tjetër
Share This Article