Papa Françesku i ka bërë thirrje presidentit rus, Vladimir Putin, që të “ndalojë spiralen e dhunës dhe vdekjes” në Ukrainë dhe denoncoi “rrezikun absurd” për luftë katastrofike bërthamore, teksa tensionet po përshkallëzohen.
Papa shprehu lutjen e tij më të fortë deri më tani për luftën teksa iu drejtua publikut në Sheshin e Shën Pjetrit. Ishte hera e parë në publik që ai përmendi udhëheqjen e Putinit.
Papa i bëri thirrje gjithashtu presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, që të jetë i hapur” ndaj propozimeve serioze të paqes. Ai nxiti komunitetin ndërkombëtar që të përdorë të gjitha instrumentet diplomatike për t’i dhënë fund luftës.
“Kjo plagë e tmerrshme, e pakonceptueshme e njerëzimit, në vend që të zvogëlohet, vazhdon të rrjedh gjak edhe më shumë, duke kërcënuar të përhapet”, tha Papa Françesku.
“Që njerëzimi e gjen përsëri veten përpara kërcënimit të luftës atomike është absurde. Çfarë duhet të ndodhë më shumë, sa më gjak duhet të rrjedhë më shumë para se të përfundojë lufta?”, pyeti Françesku.
Gjatë gjithë luftës, Françesku ka denoncuar përdorimin e armëve dhe ka kërkuar dialog, raporton A.