Pep Guardiola është i pavendosur nëse do të vazhdojë kontratën me kampionët e Ligës Premier, Manchester Cityn, në vitin 2023.
Trajnerit katalanas i skadon kontrata në Etihad Stadium në fund të sezonit 2022/23 me bisedimet që po vazhdojnë për të ardhmen e tij në futbollin anglez.
Guardiola e ka transformuar Cityn, që nga ardhja e tij në vitin 2016, me katër tituj të Ligës Premier për ish- trajnerin e Barcelonës, si pjesë e ngritjes së tyre në forcën dominuese në ligën e parë angleze.
Megjithatë, spekulimet për lëvizjen e tij të radhës janë rritur, pasi ai ngec për një marrëveshje të re në Manchester, me raportimet nga Manchester Evening Neës që pretendojnë se situata mbetet e pavendosur.
Guardiola u pyet nëse ka një përditësim mbi negociatat e tij, përpara ndeshjes së derbit të kësaj fundjave me rivalët e vjetër Manchester United, por 51-vjeçari po mban opsionet e tij për atë që do të vijë më pas në karrierën e tij yjore.
“E ardhmja ime është pasnesër. Unë do të thosha se e ardhmja ime është koha e drekës, dhe unë jam i uritur”, u përgjigj ai si një përgjigje relaksuese.
Por, pas fitores së sotme 6-3 ndaj Djajve të Kuq, Guardiola nuk dëshironte të fliste për të ardhmen e tij, por vetëm përreth ndeshjes.