ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Nga ankthi te rënia e flokëve, zbuloni shenjat që tregojnë se trupit juaj ka nevojë për Vitaminë D  4 hours ago
74 familjet Durrsake protestojnë para Kryeministrisë kundër projektit TID 4 hours ago
Gjykata turke lëshon urdhër arresti për Netanyahun për gjenocid në Gaza 4 hours ago
Tre zhdukje misterioze në Përmet/ Enigma me një 66-vjeçar, në të njëjtën rrugë janë zhdukur edhe dy persona të tjerë vitet e fundi 5 hours ago
Krim brutal në Britani, 68-vjeçari vret ish-gruan e tij me 19 thika mbi varrin e djalit të tyre 5 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Kosovë/ Nxënësit kthehen në shkolla, pas pesë jave grevë

albnews by albnews
3 October, 2022
in Kosova
0
Kosovë/ Nxënësit kthehen në shkolla, pas pesë jave grevë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Sot ka filluar mësimi në të gjitha nivelet e arsimit para-universitar në Kosovë, pas suspendimit të grevës pesëjavore nga SBASHK-u.

MASHT-i në njoftimin për fillimin e vitit të ri shkollor ka uruar të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit.

RelatedPosts

“Më thirri në zyrë dhe më fyeu”, Pacolli rrëfen prapaskenat: Balluku s’na konsideroi fare në takim

Krijimi i qeverisë së re të Kosovës rrezikon të dështojë – PDK, LDK dhe AAK nuk mbështesin Konjufcën për kryeministër

EMRAT/ Dy vëllezërit u vranë nga kunati, detajet nga ngjarja tragjike

Derisa SBASHK-u ka paralajmëruar se nuk do të ketë zëvendësim të orëve të humbura, ministrja Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se ministria që ajo drejton do të formojë sot një grup punues për të rishikuar Udhëzimin Administrativ për Kalendarin e vitit shkollor dhe në bazë të tij do të bëhen riplanifikimet në shkolla.

Greva në arsim kishte nisur më 25 gusht, me kërkesat për 100 euro shtesë deri në hyrjen fuqi të ligjit të pagave, gjë e cila është hedhur poshtë nga Qeveria, e cila ka ofruar një zgjidhje prej 50 eurosh, me premtimin se një gjë e tillë do të shikohet të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm në varësi të shkallës së inflacionit.

Sot ka filluar mësimi në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar në vendin tonë.

Viti i ri akademik nisi me vonesë, për shkak të grevës e cila zgjati pesë javë, por më pas u mor vendimi për pezullimin e saj deri në janar të vitit 2023.

Pas këtij vendimi, kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj u shpreh se po e respektojnë vendimin e shumicës së mësimdhënësve që votuan pro pezullimit të grevës dhe nisjes së mësimit më 3 tetor.

Këtë të hënë, mësimi filloi për rreth 300 mijë nxënës të nivelit parauniversitar në Kosovë.

Sipas Statistikave të Arsimit të vitit 2021/2022, gjithsej në sektorin publik janë 279 mijë e 115 nxënës, përcjell Klankosova.tv.

“Numri i nxënësve në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët ishte 224,429, prej tyre në sektorin publik ishin 217,977ose 97.1%, ndërsa në sektorin privat 6,452 ose 2.9%.Numri i nxënësve në arsimin e mesëm të lartë ishte 70,850 prej tyre në sektorin publik 67,138 ose 94.8%, ndërsa në sektorin privat ishin 3,712 nxënës ose 5.3%”, thuhet në këto statistika.

Ndryshe, dje MAShTI njoftoi edhe se janë shpërndarë të gjitha tekstet në komuna e shkolla sipas kërkesave të Drejtorive Komunale të Arsimit.

Teksti i Gjuhës shqipe, klasa e pestë, tekst i ri i hartuar këtë vit, do të dërgohet brenda kësaj jave në shkolla.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Nga ankthi te rënia e flokëve, zbuloni shenjat që tregojnë se trupit juaj ka nevojë për Vitaminë D 

Nga ankthi te rënia e flokëve, zbuloni shenjat që tregojnë se trupit juaj ka nevojë për Vitaminë D 

7 November, 2025
74 familjet Durrsake protestojnë para Kryeministrisë kundër projektit TID

74 familjet Durrsake protestojnë para Kryeministrisë kundër projektit TID

7 November, 2025
Gjykata turke lëshon urdhër arresti për Netanyahun për gjenocid në Gaza

Gjykata turke lëshon urdhër arresti për Netanyahun për gjenocid në Gaza

7 November, 2025
Tre zhdukje misterioze në Përmet/ Enigma me një 66-vjeçar, në të njëjtën rrugë janë zhdukur edhe dy persona të tjerë vitet e fundi

Tre zhdukje misterioze në Përmet/ Enigma me një 66-vjeçar, në të njëjtën rrugë janë zhdukur edhe dy persona të tjerë vitet e fundi

7 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result