“Homeland Justice” ka publikuar dokumente të tjera nga skedarët e policisë. Bëhet fjalë për të gjithë informacionin policor në sistemet e mbyllura për personat e dyshuar si të përfshirë në veprimtari kriminale apo të dyshuar kontingjente.
Me këtë publikim, çdo person i përfshirë në veprimtari kriminale mund të kërkojë dhe të shikojë sesi e paraqet policia shqiptare atë në sistemin e kërkimit.
Rreth 2 javë më parë, grupi i hakerave iranianë, publikoi video nga disa pika kufitare dhe dhoma shoqërimi në komisariate, ndërsa më herët ata kishin publikuar të gjithë postën elektronike të ish-drejtorit të përgjithshëm, Gledis Nano.
Që prej vitit 2021 autoritetet shqiptare janë përballur me sulmet kibernetike, ndërsa hakerat iranianë vijojnë të publikojnë të dhënat dhe databaza të mbyllura të policisë.