Fituesi i Çmimit Nobel për Paqe 2022 do të shpallet më 7 tetor në Oslo. Gazeta Kyiv Independent dhe Zelensky janë aktualisht favoritët për t’u emëruar laureatë të Çmimit Nobel për Paqe, duke iu bashkuar Nelson Mandelës, Jimmy Carter, Mikhail Gorbachev dhe Andrei Sakharov.
Mijëra njerëz mund të nominojnë anëtarë të qeverive dhe parlamenteve, kryetarë shtetesh në detyrë, profesorë universiteti të historisë, shkencave sociale, ligjit dhe filozofisë, dhe laureatë të mëparshëm të Çmimit Nobel për Paqe.
Këtë vit janë 343 kandidatë, ndonëse lista me emrat e tyre ka mbetur e fshehtë prej 50 vitesh. Në Kiev, një këshilltar i Zelensky, është shprehur se një çmim për presidentin do të thotë se ai “mori përgjegjësinë e plotë në momentin më të rrezikshëm”.
Rusia e quan luftën në Ukrainë një “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar fqinjin e saj. Kombet e tjera e kanë hedhur poshtë këtë si një pretekst të pabazë për agresion.
Ceremonia e këtij viti mund të nxjerrë në pah gjithashtu edhe ndryshimet klimatike ku favorite kryesore është aktivistja Greta Thunberg.
Laureatë të tjerë të mundshëm përfshin agjencinë e OKB-së për refugjatët (UNHCR), UNICEF, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (ICRC) dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).