ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
PD proteston sot përpara Kryeministrisë 13 minutes ago
Përleshje në Athinë, plagosen rëndë shqiptari dhe rusi, autori arratiset!  17 minutes ago
Të rinjtë kanë ikur; 70% e emigrantëve shqiptare në Europë nën 45 vjeç 19 minutes ago
Klodian Braho merr zyrtarisht detyrën, falënderon ndërkombëtarët: Jemi zotuar ndaj Kushtetutës dhe shqiptarëve 23 minutes ago
Kurti viziton policinë, testohen kapacitetet e mbrojtjes ajrore me dronë 24 minutes ago
Next
Prev
Home Kosova

Gjukanoviqi s’e komenton kërkesën e Irinejit për tërheqje të njohjes së Kosovës

albnews by albnews
30 September, 2019
in Kosova
0
Gjukanoviqi s’e komenton kërkesën e Irinejit për tërheqje të njohjes së Kosovës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kabineti i presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, tha se nuk do t’i komentojë “pritjet” e Patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe, Irinej, që Mali i Zi të tërheqë njohjen e Kosovës.

“Mali i Zi ka politikë të jashtme të qëndrueshme, të bazuar në interesat e tij shtetërore dhe kombëtare, e cila, sipas vlerësimeve nga adresat më të rëndësishme evropiane dhe botërore, i kontribuon edhe stabilitetit në rajon”, tha shërbimi për informim i Gjukanoviqit, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Dy ditë më parë, gjatë qëndrimit në Mal të Zi, kreu i Kishës Ortodokse Serbe tha se është i bindur se Gjukanoviqi do ta tërheqë njohjen e, siç u shpreh, “shtetit të rremë të Kosovës” dhe se ai “do t’iu kthehet vlerave të vërteta”.

RelatedPosts

Kurti viziton policinë, testohen kapacitetet e mbrojtjes ajrore me dronë

Dyshohet se një banor është në gjendje të rëndë, ndërpriten kamerat, reagon familja 

“Turpëroi europianët që lejojnë vazhdimin e kësaj padrejtësie”/ I dërguari i Trump komenton takimin e Ramës me Thaçin: Kryeministri shqiptar ka të drejtë

Mali i Zi e ka njohur Kosovën në tetor të vitit 2008, vetëm disa muaj pasi Kosova ka shpallur pavarësinë.

Serbia, tash e sa kohë, thuhet se është angazhuar në një fushatë për të bindur shtetet që e kanë njohur Kosovën që të zmbrapsen nga një hap i tillë.

Më 11 shtator, edhe presidenti i Çekisë, Millosh Zeman, gjatë takimit me autoritetet serbe në Beograd, tha se do të diskutojë me zyrtarët e tij mundësinë që Çekia ta tërheqë njohjen e Kosovës si shtet të pavarur.

Në ueb-faqen e Ministrisë së Jashtme të Kosovës figurojnë 116 shtete, të cilat thuhet se e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, të shpallur më 17 shkurt, 2008.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

PD proteston sot përpara Kryeministrisë

PD proteston sot përpara Kryeministrisë

22 December, 2025
Përleshje në Athinë, plagosen rëndë shqiptari dhe rusi, autori arratiset! 

Përleshje në Athinë, plagosen rëndë shqiptari dhe rusi, autori arratiset! 

22 December, 2025
Të rinjtë kanë ikur; 70% e emigrantëve shqiptare në Europë nën 45 vjeç

Të rinjtë kanë ikur; 70% e emigrantëve shqiptare në Europë nën 45 vjeç

22 December, 2025
Klodian Braho merr zyrtarisht detyrën, falënderon ndërkombëtarët: Jemi zotuar ndaj Kushtetutës dhe shqiptarëve

Klodian Braho merr zyrtarisht detyrën, falënderon ndërkombëtarët: Jemi zotuar ndaj Kushtetutës dhe shqiptarëve

22 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result