Arkeologët në Izrael thonë se 44 monedha të arit që datojnë në shekullin e 7-të janë gjetur të fshehura në një mur në një rezervat natyror.
Me peshë rreth 170 g, thesari i gjetur në vendndodhjen e Hermon Stream u fsheh gjatë pushtimit mysliman të zonës në vitin 635, vlerësuan ekspertët.
Ata thanë se monedhat hedhin dritë mbi fundin e sundimit bizantin në këtë zonë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Perandoria Bizantine, mbijetoi për më shumë se 1000 vjet, duke pasë një rëndësi mjaft të madhe.
“Ne mund të imagjinojmë pronarin duke fshehur pasurinë e tij në kërcënimin e luftës, duke shpresuar të kthehet një ditë për të marrë pronën e tij,” tha Yoav Lerer, drejtor i gërmimit.
“Në retrospektivë, ne e dimë se ai ishte më pak me fat”.
Përveç monedhave të arit, gërmimi – në një lagje banimi të qytetit antik – zbuloi gjithashtu mbetje ndërtesash, kanale uji dhe tubacione, monedha të bronzit dhe shumë më tepër, thanë autoritetet izraelite.
Dr Gabriela Bijovsky, një eksperte numizmatike (monedhave) në Autoritetin e Antikiteteve të Izraelit, tha se disa nga monedhat ishin të perandorit Phocas (602-610), por që shumica ishin të pasuesit të tij Herakliut.