Zgjedhja e Joveskit për gjyqtar kushtetues sërish në rend ditës para deputetëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Propozimi për zgjedhjen e prokurorit republikan Ljubomir Joveski për gjyqtar kushtetues sot do të jetë sërish në rend dite në Komisionin parlamentar për Zgjedhje dhe Emërime.

Sipas rendit të ditës në Kuvend, ky komision për sot ka caktuar dy seanca.

Pasi të mbarojë debati në Komision për Joveskin, do të vendoset në votim, nga ku pritet të marrë mbështetje nga trupi kuvendar.

Gjashtë propozimet e OBRM-PDUKM-së nuk kanë marrë dritë të gjelbër nga trupi kuvendor.

Share This Article