Çmimi Nobel në fizikë fitohet nga zbulimi që mund t’u japë jetë superkompjuterëve dhe komunikimit të palakueshëm

albnews
By
1 Min Read

Alain Aspect, John F. Clauser dhe Anton Zeilinger kanë fituar çmimin Nobel në fizikë për vitin 2022, për arritjet e tyre në mekanikën kuantike. Sipas njoftimit të komitetit organizativ, ata fituan “për eksperimentimin me fotonet e ndërthurura”.

Mekanika kuantike është shkenca që përshkruan natyrën në shkallën më të vogël të saj. Puna e treshes së shkencëtarëve mund të hapë rrugë për një brez të ri kompjuterësh të fuqishëm dhe sisteme komunikimi në distancë të cilat është e pamundur të thyhen nga hakerat.

Francezi Aspect, amerikani Clauser dhe austriaku Zeilinger, kanë shtjelluar më tej punën e nisur nga John Stewart Bell, teoremat e të cilit ndryshuan kuptimin e mekanikës kuantike në botën shkencore. Të tre shkencëtarët do të ndajnë shpërblimin prej 1 milionë dollarësh.

Share This Article