Tre shtetet që sjellin paratë në Shqipëri/ Kryeson Italia, ja sa milionë vijnë nga Holanda

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Italia rezulton zyrtarisht investitori kryesor i huaj në Shqipëri për gjysmën e parë të këtij viti. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për 6-mujorin investimet italiane kishin vlerën e 75 milionë eurove, krahasuar me 6-mujorin e parë të vitit të kaluar.

Rritja e investimeve italiane u përqendruara kryesisht në tremujorin e dytë të vitit, ku flukset arritën vlerën e 45 milionë eurove. Holanda ngelet ndër investitorët kryesorë në Shqipëri edhe këtë vit, megjithëse në rënie krahasuar me vitin e kaluar.

Sipas Bankës së Shqipërisë, investimet holandeze për 6-mujorin kishin vlerën e 70 milionë eurove. Vlerat e mëdha të investimeve holandeze në vitet e fundit lidhet shumë me faktin se Holanda është një nga vendet e preferuara në Europë për të regjistruar kompani offshore, me qëllim kontrollin e investimeve ndërkombëtare të grupeve të ndryshme të biznesit.

Holanda ka një rrjet të gjerë të marrëveshjeve me vende të tjera të Botës për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe kjo i ndihmon kompanitë për të shmangur ndërlikimet tatimore në momentin e shpërndarjes dhe transferimit të dividendëve të fituara nga investimet e kryera në vende të tjera.

Arsyeja tjetër pse Holanda është një vend i preferuar për regjistrimin e kompanive është sepse legjislacioni i atjeshëm garanton një shkallë të lartë konfidencialiteti lidhur me pronësinë e aksioneve mbi një kompani.

Share This Article