Truss: Do të diskutojë me Shqipërine dhe Francën çështjen e flukseve migratore

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministrja Liz Truss ka rënë dakord të takohet me liderë të tjerë evropianë në një “klub të kombeve” të ri politik javën e ardhshme. Samiti inaugurues i Komunitetit Politik Evropian (EPC), i propozuar nga presidenti francez Emmanuel Macron, do të takohet në Pragë të enjten e ardhshme.

Edhe pse Mbretëria e Bashkuar votoi në vitin 2016 për t’u larguar nga BE, ajo është në mesin e më shumë se një duzinë vendeve joanëtare të BE-së të ftuara për t’u bashkuar me anëtarët e BE-së për të diskutuar sigurinë dhe energjinë.

Në një artikull të botuar nga Politico thuhet se kryeministrja e Britanisë, Liz Truss pritet të diskujtojë me Shqipërinë e Francën çështjen e flukseve migratore. Ky diskutim vjen fill pas lajmeve të shumta për azilkërkuesit të cilët mbërrijnë në varka të vogla në Britani.

Debati rreth azilkërkuesve që mbërrijnë me varka të vogla është disi më pak i ethshëm se në gushtin e kaluar, kjo për shkak se nuk është tema kryesore e garës së lidershipit konservator.

Share This Article