Presidenti rus, Vladimir Putin, tha në një takim televiziv me mësuesit të mërkurën se Rusia ka “respekt të madh” për popullin ukrainas, pavarësisht nga ajo që ai e quajti “situata aktuale”.
Duke iu referuar katër rajoneve pjesërisht të kontrolluara nga Rusia të Ukrainës që ai shpalli territor rus të premten, Putin tha se priste që situata atje të “stabilizohej”.
Ai po ashtu ka zyrtarizuar aneksimin e katër rajoneve të okupuara të Ukrainës, pavarësisht dënimit nga Ukraina dhe Perëndimi.
Ligji inkorporon zyrtarisht Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhia, të cilat përfaqësojnë rreth 18 për qind të territorit të Ukrainës, në Rusi, njoftoi agjencia e lajmeve TASS.
Kjo ishte faza e fundit në procesin legjislativ; dy dhomat e parlamentit rus e kishin ratifikuar tashmë planin.
Kievi dhe aleatët e tij perëndimorë kanë thënë se masa e Rusisë është një rrëmbim i paligjshëm i tokës dhe nuk do të njihet kurrë. /Albanianpost.com