Ish kreu i Drejtësisë i Donald Trumpit erdhi për ta mbështetur Kadri Veselin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Njëri ndër njerëzit e besueshëm të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Matthew Whitaker, i cili për katër muaj kishte shërbyer si Ministër i Drejtësisë në Administratën e Presidentit të SHBA-së, tashmë ka arritur në Kosovë.

Whitaker kishte zëvendësuar kryeprokurorin Jeff Sessions, ku me vite kishte punuar si shef i stafit të tij. Partia Demokratike e Kosovës e ka konfirmuar ardhjen e Whitaker në Kosovë, i cili po e mbështetë liderin e PDK-së, Kadri Veselin, në luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e partneritetit me Amerikën.

Matthew Whitaker është i zëshëm në mbështetje të iniciativës së presidentit Donald Trump për luftën globale kundër korrupsionit. Edhe pas daljes nga Administrata Trump, Matthew Whitaker, pothuajse çdo ditë paraqitet nëpër mediat amerikane duke mbrojtur presidentin Trump.

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ditëve të kaluara në vazhdimësi ka thënë se lufta e tij kundër korrupsionit është në një vijë me luftën globale të presidentit Trump kundër korrupsionit.

Share This Article