ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Artan Hoxha: Ergys Agasi në rrezik për t’u eliminuar nga bota e krimit, di shumë gjëra! 3 hours ago
Fundoset grupi mafioz, kush janë tre ‘kapot’ që i futën tmerrin Venecias 3 hours ago
Alarm në Europë! Teste të rreme për COVID-19 dhe gripin qarkullojnë në të gjithë kontinentin 3 hours ago
Gaza/Nga qytet rrënojë në metropol luksoz 3 hours ago
Jordania konfirmon pjesëmarrjen në sulmet ajrore të SHBA në Siri 3 hours ago
Next
Prev
Home Albania

“Lutemi që të kemi ndonjë që di të drejtojë gomonen”, tmerri i shqiptarëve për të mbërritur në Britani, trafikantët rekrutojnë emigrantët

albnews by albnews
9 October, 2022
in Albania, UK
0
“Lutemi që të kemi ndonjë që di të drejtojë gomonen”, tmerri i shqiptarëve për të mbërritur në Britani, trafikantët rekrutojnë emigrantët
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ëndrra amerikane mesa duket është zëvendësuar me ëndrrën angleze për shqiptarët.  Kjo pasi numri i  shqiptareve që shkojnë ilegalisht me gomone në Britaninë e Madhe  është rritur jashtëzakonisht shumë vitet e fundit.

Sipas statistikave zyrtare nga Britania e Madhe, shqiptarët përbëjnë rreth 30% të emigrantëve ilegalë,  që kanë shkuar me gomone këtë vit në Angli nëpërmjet kanalit të La Manshit

RelatedPosts

Artan Hoxha: Ergys Agasi në rrezik për t’u eliminuar nga bota e krimit, di shumë gjëra!

“Qeveria ka humbur legjitimitetin”, Shehaj: Po pengohet arrestimi i Belinda Ballukut, duhen zgjedhje të parakohshme!

Britania shkurton ndihmën për Ballkanin Perëndimor

Katër nga 10 emigrantë që kalojnë në mënyrë ilegale vijnë nga Shqipëria, kështu kanë raportuar mediet britanike.

Gazetari i “Piranjave” Eraldo Harlicaj u bë emigrant për një javë.  Ai  bëri të njëjtin udhëtim dhe kaloi të njëjtat vështirësi si çdo shqiptar që shkon në drejtim të Britanisë.

Për të ndërmarrë këtë aventurë të mundimshme shqiptarët udhëtojnë me autobus drejt Brukselit, pika e parë e grumbullimit të shqiptarëve.

Itinerari që ndjek autobusi Shqipëri-Bruksel nuk është aspak i zakontë.

Shqipëri-Kosovë-Maqedoni e Veriut- Serbi-Hungari-Gjermani dhe në fund Belgjikë, plot 2236 kilometra.

I gjithë devijimi bëhet për arsye të thjeshtë, sepse në kufirin hungarez kontrollet nuk janë aq të rrepta, e për pasojë askush nuk vë në pikëpyetje dyndjen e madhe  të shqiptarëve që përpiqen të shkojnë drejt vendeve të BE-së. Gjithashtu rreziku për tu kthyer mbrapsht është i vogël.

Shumica e shqiptarëve që shkojnë drejt Brukselit janë të rinj. Nga Brukseli shqiptarët shkojnë më pas te kanali i La Manshit në Francë për ta kaluar me gomone, në mënyrë që të mbërrijnë në tokën britanike.

Zbulimet për mënyrën se si funksion trafikimi nuk kanë fund. Trafikantët rekrutojnë emigrantët ilegalë për punën e skafistit.

Këta të fundit në pamundësi ekonomike vetëofrohen  për tu bërë skafiste, pa ditur as bazat më elementare të lundrimit.

Në duart e tyre është jeta e qindrave personave që nisen çdo ditë me gomone të tej mbushura.

Pjesë nga biseda e trafikantit me emigrantin ilegal për pazarin e rrugës

-Për Angli? Do shkosh vetëm apo?

-Kam nusen time, nusen e vëllait dhe fëmijët.

-Me sa e ke gjetur rrugën?

-Unë kam robin tim. 4500 paund.

– Çfarë thua o shoku, ne marrim 2600 paund dhe kjo është maksimumi,.

-Me gomone?

-Po me 25 veta, jo 40.

– A ka ndonjë vend?

-Të jap numrin e çunit të huaj fol vetë me të. Hajt maksimumi 3500 paund, i bie 900 paund të ndajnë tre veta. Kurdi 2 mijë paund  do, 600 i duan këta që të sjellin gomonen.

“Shpresoj që të kemi ndonjë që di të drejtojë gomonen. Ishalla kena fat, na mban koha që të ikim direkt”, këto janë fjalët e shqiptarëve që drejtohen me autobusë drejt Brukselit për të udhëtuar me gomone në Angli.

Me të mbërritur në Bruksel shqiptarët shkojnë në një hotel, madje recepsionistët e dinë arsyen e mbërritjes së shqiptarëve atje, teksa u japin udhëzime për transportin.

Pasi kalojnë natën në hotel shqiptarët përpiqen të gjejnë kontakte për taksi për të shkuar te kanali i La Manshit.

Me të mbërritur në bregun francez, shqiptaret hipin në gomone për të shkuar në destinacionin final, Britaninë e Madhe./ABCNews/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Artan Hoxha: Ergys Agasi në rrezik për t’u eliminuar nga bota e krimit, di shumë gjëra!

Artan Hoxha: Ergys Agasi në rrezik për t’u eliminuar nga bota e krimit, di shumë gjëra!

21 December, 2025
Fundoset grupi mafioz, kush janë tre ‘kapot’ që i futën tmerrin Venecias

Fundoset grupi mafioz, kush janë tre ‘kapot’ që i futën tmerrin Venecias

21 December, 2025
Alarm në Europë! Teste të rreme për COVID-19 dhe gripin qarkullojnë në të gjithë kontinentin

Alarm në Europë! Teste të rreme për COVID-19 dhe gripin qarkullojnë në të gjithë kontinentin

21 December, 2025
Gaza/Nga qytet rrënojë në metropol luksoz

Gaza/Nga qytet rrënojë në metropol luksoz

21 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result