Adoleshenti shqiptar në Britani zhduket pa lënë gjurmë, autoritetet në kërkim

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ekipi i policisë britanike në Wrexham Rural ka bërë apel për të gjithë personat që mund ta kenë parë shqiptarin me emrin, Luan i cili ka humbur kontaktet që nga data 19 shtator rreth orës 20.00.

Bashkëngjitur me njoftimin polica ka postuar dhe një foto të shqiptarit duke cituar dhe moshën e tij, rreth 17 vjeç.

Një zëdhënës i Policisë Rurale në Wrexham tha: “Ne kemi shqetësime për 17-vjeçarin nga zona e Wrexham, i cili nuk është parë që nga ora 20:00 e së hënës, 19 shtator.

 “Ai përshkruhet se ka flokë të shkurtër ngjyrë kafe të errët, me trup të mesëm dhe rreth 5 këmbë 6 inç i gjatë. Luani përshkruhet gjithashtu se ka një theks shqiptar”

Kushdo që ka informacion i kërkohet të kontaktojë me oficerët në 101, ose nëpërmjet faqes së internetit https://orlo.uk/axzhZ, duke cituar referencën iTrace 43783.”

Share This Article