“Studentët e mjekësisë të mos largohen nga Shqiperia, të bëhet me detyrim”. Rektori Arben Gjata habit me deklaraten

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata, theksoi se kanë kërkuar që të hapen programe specializimi në fushën e mjekësisë, pra përveç 6 viteve fakultet, të jenë dhe 4 vite të tjera specializim.

Në një intervistë për Euronews Albania, Gjata nënvizoi se dega e mjekësisë duhet të shoqërohet dhe me detyrim që studentët të qëndrojnë për një periudhë kohe në Shqipëri, pra të mos largohen sapo të mbarojnë universitetin.

“Lëvizja e mjekëve në vende të ndryshme nuk është thjeshtë një fenomen shqiptar, por një fenomen që ndodh gjithandej përfshirë dhe Gjermaninë. Ne kemi kërkuar që të hapen sa më shpejt programet e specializimit, pra përveç 6 viteve në mjekësi bëjnë dhe 4 vite specializim.

Unë do isha dakord që duke e futur në degët prioritare mjekësinë, kjo të shoqërohej dhe me detyrim për të qëndruar në Shqipëri për njëfarë kohe pasi mbaroje fakultetin. Formimi i studentëve të mjekësisë i kushton shumë shtetit shqiptarë dhe nuk janë para të shqiptarëve”, është shprehur Gjata.

Share This Article