Cipras: Maqedonia e Veriut është partner i besueshëm i BE-së

albnews
By
1 Min Read

Ish-kryeministri i Greqisë Aleksis Cipras në fjalimin e tij në hapjen e Samitit të “The Economist” në Shkup tha se Marrëveshja e Prespës tregon vlerën për të cilën po lufton Bashkimi Evropian, transmeton TV21.

Ai shtoi se kjo marrëveshje riafirmon ambicien e BE-së për të sjellë paqen dhe stabilitetin në rajon.

“Kjo marrëveshje tregon vlerën për të cilën lufton BE. Pjesë e saj është edhe anëtarësimi në Bashkimin Evropian. Me këtë marrëveshje konfirmohet edhe ambicia e BE-së të vendos paqe dhe stabilitet në këtë rajon. Maqedonia e Veriut është vend i cili e promovon procesin e zgjerimit në kuadër të legjislacionit evropian.”, tha Aleksis Cipras në hapjen e Samitit të “ The Economist”.

Cipras nënvizoi se hapi më i rëndësishëm mes dy vendeve është ndërmarrë sepse Greqia dhe Maqedonia e Veriut nuk janë më kundërshtarë. Ai tha se vendi është partner i besueshëm për BE dhe duhet të caktojë datë për negociata në takimin e ardhshëm të Këshillit Evropian.

Share This Article