Sindikata e pedagogëve: Nuk hyjmë në auditore në datën 17 tetor

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Arsimit, Sandër Kovaçi, deklaroi paraditen e së martës se pedagogët nuk do të hyjnë në auditorë në datën 17 tetor.

“E drejta për të protestuar është e drejtë kushtetuese. Sistemet demokratike bazohen tek të drejtat individuale dhe kolektive. Qeveria ka edhe një javë kohë, që të mendojë se si do të veprohet. Do të diskutojmë për hapat që duhen për të plotësuar kërkesat tona. Deri tani, mbetet në fuqi fakti që nuk do të hyjmë në auditore më datë 17 tetor”, tha Kovaçi.

“Natyrisht, vendimi final do të merret në datën 14 tetor, ku do të diskutohet në një forum. Asnjë pedagog nuk e ka bojkotuar protestën, mund të ketë ndonjë rektor që ka bojkotuar”, shtoi kreu i Sindikatës së Punonjësve të Arsimit.

Share This Article