Sali Berisha, kryetar i PD, ka reaguar për fjalimin e Edi Ramës në Këshillin e Europës këtë të mërkurë, ku kërkoi mbështetje për ngritjen e një raporti që hedh poshtë akuzat e Dick Martyt mbi krimet e luftës në Kosovë.
Berisha e quajti fjalimin e Ramës skandaloz. “Edi Rama në rrafshin kombëtar është një anti shqiptar i cili në 100 vite ka shok vetëm Enver Hoxhën në aspekte ç’njerëzore, kurse ai kishte nacional-komunizëm, ndërsa Edi Rama është shndërruar në një vasal tërësisht të Vuçiçit, por edhe të atyre që u shërbejnë për pushtet dhe njëri prej tyre është presidenti i Turqisë, Erdogan.
Më thoni ju mua. Ishte sot në Këshillin e Europën dhe mbajti fjalimin. Iu ngrit përfaqësuesi i Rumanisë dhe i tha; ne jemi asamble parlamentare, nuk jemi prokurori këtu, prandaj tha se pse ke frikë ti nga hetimi. Në fakt ai e kishte për udhëheqjen politike të Kosovës.
Ju them një gjë, nëse Hashim Thaçi u zbrit nga avioni, shkaku kryesor janë qëndrimet e Edi Ramës dhe enturazhit të tij të cilët vraponin për të bllokuar gjykatën.
Dhe tani sot, përsëri bëri skandalin në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, dhe u ngrit tjetri e tha ke gabuar adresën, nuk jemi ne prokurori, por deputet. Ai i tha se ky ‘Ballkani i Hapur’ që ti e promovon këtu është kundër Kosovës, nuk e pranon Kosova. Pra, kudo që udhëton, udhëton si një anti-shqiptar i mirëfilltë”, u shpreh Berisha.