Napoli ka arritur ta mposht sërish Ajax-in në Champions League, këtë herë me rezultatin 4-2, pas asaj fitoreje 6-1 të një jave më parë.
Skuadrës italiane i mjaftuan vetëm 4 minuta për të gjetur golin e parë në këtë sfidë me anë të Lozanos, ndërsa shënuan më pas edhe Raspadori, Kvaratskhelia, dhe i rikthyeri Osimhen. Me këtë fitore, Napoli ka siguruar kualifikimin për në fazën e ardhshme. Në 4 ndeshje, Napoli ka realizuar 17 gola.
Një tjetër ekip që ka bërë surprizën në fazën e grupeve është Club Brugge KV, i cili pas 4 ndeshjeve të para ka arritur të grumbullojë 10 pikë dhe tashmë është i kualifikuar për më tej.
Belgët arritën të barazojnë pa gola në Spanjë ndaj Atletico-s edhe pse luajtën për shumë minuta me një lojtar më pak.