Muzeu Arkeologjik i Durrësit pritet të ketë një me pamje moderne dhe do të lejojë vizitorët të përjetojnë historinë e lashtë përmes tregimit klasik dhe teknologjisë. Realiteti virtual përmes mjeteve multimediale pritet të jetë kryefjala e rrëfimeve nga lashtësia.
Këto detaje i ka bërë të ditur ministrja e Kulturës, Elva Margariti, gjatë ceremonisë së fillimit të punimeve për restaurimin e muzeut arkeologjik që u dëmtua nga tërmeti i 3 viteve më parë, kishte edhe një hapësirë të madhe të pashfrytëzuar.
Të pranishëm në ceremoninë e nisjes së punimeve ishin edhe Hubert Perr, shef i bashkëpunimit të delegacionit të BE-së në Shqipëri, si dhe kryetarja e bashkisë Durrës, Emiriana Sako.
Në këtë muze gjenden më shumë se 3000 artefakte të zbuluara në zonën e lashtë të qytetit të Durrësit që do të jenë nën kujdesin e ekspertëve për thuajse një vit që do të zgjasin punimet. Restaurimi do të kryhet në kuadër të projektit EU4Culture, i financuar nga BE-ja dhe zbatuar nga UNOPS në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës.