NHS njoftoi se numri i personave që presin për trajtim rutinë u regjistrua në 6,8 milionë në fund të korrikut 2022 dhe kjo shifër arriti në 7 milionë në fund të gushtit 2022, ku u regjistrua rritje prej rreth 3 për qind
NHS njoftoi se numri i personave që presin për trajtim rutinë u regjistrua në 6,8 milionë në fund të korrikut 2022 dhe kjo shifër arriti në 7 milionë në fund të gushtit 2022, ku u regjistrua rritje prej rreth 3 për qind.
Duke zbuluar se 2.646 persona në vend presin prej më shumë se 2 vitesh për të filluar trajtimin rutinë spitalor në fund të gushtit, NHS ndau edhe kohën e pritjes së pacientëve në ambulancë.
Ndërkohë që telefonatat nga persona me sëmundje ose lëndime kërcënuese për jetë presin mesatarisht 9 minuta e 19 sekonda, koha mesatare e kaloi objektivin prej 7 minutash për thirrjet e bëra për ngjarje të tilla.
Në shtator, numri i personave që prisnin më shumë se 12 orë në shërbimet e urgjencës arriti në 32.776 persona.
Nga ana tjetër, një numër rekord i referimeve urgjente për kancer me 255.555 pacientë u krye nga mjekët e përgjithshëm në muajin gusht, por vetëm 75,6 për qind ishin në gjendje t’i referoheshin një specialisti brenda kohës së synuar dyjavore.
Vitin e kaluar u raportua se rreth 6 milionë njerëz në Britani prisnin në radhë për t’u trajtuar në spitale.