Ish-diplomatët kërkojnë më shumë guxim nga BE-ja për fillimin e negociatave

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Shulc nuk beson se BE-ja do të inkurajohet dhe do të caktojë një datë për fillimin e negociatave me Maqedoninë.

Ai thotë se askush nuk mund të japë një garanci të tillë. Kërkoi nga BE-ja të jetë më e guximshme, të mos luajë lojëra taktike që aktualisht e karakterizojnë Bashkimin Evropian.

Ish-diplomati amerikan, Ves Miçell deklaroi se SHBA-të duhet të jenë më prezent në Ballkanin Perëndimor për përforcimin e politikës së tyre. Në të kundërtën, këtë do ta shfrytëzonte Rusia dhe Kina. Tendencat gjeopolitike janë të qarta- shprehet më tej Miçell.

Dy nënshkruesit e marrëveshjes së Prespës, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras vlerësojnë se ajo marrëveshje ishte “letër” e fuqishme në dorë pasi e zgjidhën kontestin 27 vjeçar.

Edhe Ciprasi është në të njëjtin mendim. Nuk pendohet për pozicionin e humbur të kryeministrit, pasi Marrëveshja e Prespës e ka bërë Greqinë lider në rajon.

Pjesëmarrësit në Samit pajtohen me atë që Marrëveshja e Prespës e tregon rrugën për të gjitha qeveritë e rajonit për të ecur përpara.

Share This Article