Barcelona këtë fundjavë, në ballafaqimin ndaj Real Madridit, do të paraqiten me një fanellë të veçantë.
Kjo me rast të Drake, i cili u bë artisti i parë që arrin 50 miliardë klikime në Spotify.
Kjo vjen si pjesë e partneritetit të vazhdueshëm të klubit me platformën Spotify, e cila u njoftua në mars të këtij viti.
Gjatë ndeshjes, e cila do të zhvillohet këtë të diele në stadiumin “Santiago Bernabéu” në Madrid, skuadra e Barcelonës do të veshë një fanellë speciale me logon e bufit të markës së Drake, OVO Sound.
Vetë Drake e ka paralajmëruar bashkëpunimin në faqen e tij në Instagram, duke ndarë një foto të fanellës për ndjekësit e tij.
“Kjo nuk ndihet si e vërtetë, por është,” shkroi ai.