Fjalimi i Ramës në KiE, Berisha: Dita e turpit për Shqipërinë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
Bildnummer: 56827039 Datum: 05.01.2012 Copyright: imago/PanoramiC SALI BERISHA (Premierminister Albanien) in Paris GerardRoussel/PANORAMIC PUBLICATIONxNOTxINxFRAxITAxBEL People Politik Porträt FRA x1x xkg 2012 quer 56827039 Date 05 01 2012 Copyright Imago Panoramic Sali Berisha Prime Minister Albania in Paris GerardRoussel Panoramic PUBLICATIONxNOTxINxFRAxITAxBEL Celebrities politics Portrait FRA x1x xkg 2012 horizontal

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha e konsideron ditën e mërkurë, si ditën e turpit për Shqipërinë.

Ai u shpreh kështu kur u pyet nga Blendi Fevziu nëse kryeministri shqiptar, Edi Rama “bëri mirë apo nuk bëri mirë që i tha ca të vërteta në KiE?”, duke iu referuar fjalimit të mbajtur kundër rezolutës së Dick Marty-t.

“Blendi dita e mërkurë ka qenë dita e turpit për Shqipërinë. Sepse me fjalën e tij, përfaqësuesi i qeverisë, kryetari i qeverisë shqiptare shkaktoi bojkotin e darkës së tij. Ata që bojkotuan aty, ata janë përfaqësues të vendeve mike. Ata bojkotuan kryeministrin e një vendi anëtar të NATO-s, bojkotuan kryeministrin e një vendi anëtar të Këshillit të Europës. …E bojkotuan si të ishte Lukashenko, Gadaffi, sepse Rama foli aty, në mënyrë absolute si një prej këtyre të dyve”.

Më tej, Berisha tregoi edhe sesi sipas tij, duhet të kishte vepruar qeveria shqiptare në Këshillin e Evropës.

“Ka bërë një show të turpshëm. Nëse ne kemi qëllim t’i heqim Shqipërisë një njollë në rezolutën e miratuar për Dick Marty, që nuk është e vërtetë se është faktuar. Zotëria kishte 2 rrugë, ose të bënte lobing tek qeveritë përkatëse me Ministritë e Jashtme. Çdo delegacion në Parlamentin e Këshillit të Evropës ka një kryetar delegacioni, i cili është anëtar i komitetit politik të Këshillit të Evropës. Ky komitet politik vendos në qoftë se lobohet. Në qoftë se Ministria e Jashtme u thotë anëtarëve, “Ndihmojeni Shqipërinë se e kemi vend partner, e kemi në NATO, është akuzuar me të padrejtë”.  Është lehtësisht e heqshme ajo. Tjetra, nëse nuk bën këtë edhe pse kjo duhet bërë. Delegacioni ynë lobon, merr firmat. Kurse ky shkoi sikur ishte Enver Hoxha në Bukuresht. Shkoi duke u thënë keni humbur busullën morale. Ata ishin vendet që e kanë çliruar Kosovën, foli me një gjuhë që nuk e flet kurrë një lider i një vendi të lirë në atë vend“, tha Berisha.

Share This Article