ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Gruaja që është bërë një “atraksion turistik”, 94-vjeçarja ruan traditën shekullore të Scannos 10 minutes ago
Babilonia midis madhështisë së lashtë dhe neglizhencës moderne 13 minutes ago
Portugalia do të njohë Palestinën të dielën, përpara asamblesë së OKB 15 minutes ago
Sulm kibernetik në aeroportet europiane, vonesa dhe anulime fluturimesh 17 minutes ago
Manchester United, Amorim: As Papa nuk do të më ndryshonte idetë 19 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

Rezoluta e Parlamentit për negociatat, amendamentet e Ditmir Bushatit

albnews by albnews
1 October, 2019
in Albania
0
Reagimi i Ditmir Bushatit pas largimit nga posti drejtues i PS-ës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Parlamenti të enjten do të diskutojë dhe votojë një projekt-rezolutë në mbështetje të çeljes së negociatave BE-Shqipëri.

10 pikat e kësaj projekt-rezolute janë një dakordësi e plotë,  me atë çfarë kërkoi parlamenti gjerman që të bëjë Shqipëria. Një ditë më pas nga publikimi i draftit të kësaj projekt-rezolute, gazetari i Top Channel- it, Muhamed Veliu raporton se  ish-ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati ka propozuar dhe depozituar paraditen e të martës disa amendamente.

RelatedPosts

Rama prezanton Ministrin e Drejtësisë: Një drejtësi e pavarur, garantuese për Shqipërinë në BE. Lamallari: Pastrojmë legjislacionin nga mbivendosjet përmes AI

Pasi largoi të rinjtë, Rama gjen “zgjidhje”: Të tërheqim mjekë të huaj në vend

Itali/ Vranë 62-vjeçarin me thikë dhe i vendosën zjarrin, arrestohen 3 autorët, mes tyre një shqiptar

Ai kërkon që “projekt-rezoluta e këtij viti duhet të mbështetet mbi punën e nisur që nga momenti që Komisioni Evropian për herë të parë rekomandoi fillimin e bisedimeve për anëtarësim.  Kjo, pasi procesi i bisedimeve për anëtarësim me Bashkimin Evropian, përveçse sfidues dhe impenjativ, qartësisht kapërcen mandatin e një legjislature. Prandaj, është e domosdoshme hedhja e hapave gradualë që bazohen mbi arritjet e përvitshme”.

Ditmir Bushati gjithashtu propozon që “Kuvendi i Republikës së Shqipërisë angazhohet të bashkëpunojë dhe të nxisë institucionet e tjera përgjegjëse me qëllim ngritjen dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë, Prokurorisë Speciale Kundër Korrupsionit (SPAK) dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), brenda vitit 2019.

Amendamentet e Bushatit parashikojnë edhe kohën se kur duhet të përmbyllet reforma zgjedhore.

“Kuvendi i Republikës së Shqipërisë angazhohet në përfundimin e reformës zgjedhore brenda vitit 2019, në përmbushje të rekomandimeve të OSBE-ODIHR, për të garantuar një proces zgjedhor të lirë, të drejtë, të ndershëm dhe demokratik”, shprehet Bushati.

Zoti Bushati nuk lë jashtë amendamenteve edhe përgjegjësinë direkte të qeverisë në këtë proces.

“Kuvendi i Republikës së Shqipërisë i kërkon Këshillit të Ministrave të konsolidojë ritmin e reformave, veçanërisht me fokus sundimin e së drejtës dhe liritë e të drejtat themelore. Kuvendi i Republikës së Shqipërisë i kërkon Këshillit të Ministrave që të paraqesë brenda datës 31 Tetorit 2019 planin e punës, metodologjinë, planifikimin e burimeve njerëzore dhe financiare në mbështetje të procesit të bisedimeve për anëtarësim me Bashkimin Evropian”, deklaron ai.

Në këto amendamente, deputeti Bushati thotë se “roli mbikqyrës dhe nxitës i Kuvendit bëhet gjithnjë e më i pazëvendësueshëm, pasi procesi i bisedimeve të anëtarësimit kërkon konsensus mbipartiak që mund të jetësohet në Kuvend”.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Gruaja që është bërë një “atraksion turistik”, 94-vjeçarja ruan traditën shekullore të Scannos

Gruaja që është bërë një “atraksion turistik”, 94-vjeçarja ruan traditën shekullore të Scannos

20 September, 2025
Babilonia midis madhështisë së lashtë dhe neglizhencës moderne

Babilonia midis madhështisë së lashtë dhe neglizhencës moderne

20 September, 2025
Portugalia do të njohë Palestinën të dielën, përpara asamblesë së OKB

Portugalia do të njohë Palestinën të dielën, përpara asamblesë së OKB

20 September, 2025
Sulm kibernetik në aeroportet europiane, vonesa dhe anulime fluturimesh

Sulm kibernetik në aeroportet europiane, vonesa dhe anulime fluturimesh

20 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result