ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Gjashtë të vdekur ndërsa Rusia godet objektet e energjisë dhe banesave në Ukrainë 3 hours ago
Berisha lojtar i ndeshjes, Shehu jep asist 3 hours ago
Britania e Madhe kërkon frymëzim danez për të ndryshuar sistemin e imigracionit 3 hours ago
Dy të burgosur ende në arrati pasi u liruan gabimisht në vitin 2024 3 hours ago
Sunderland i Granit Xhakës frenon dhe Arsenalin; barazim 2-2 në frymën e fundit 3 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Hill: Amerika e mbështet propozimin franko-gjerman si zgjidhje mes Kosovës dhe Serbisë

albnews by albnews
14 October, 2022
in Kosova
0
Hill: Amerika e mbështet propozimin franko-gjerman si zgjidhje mes Kosovës dhe Serbisë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se po diskutohet një partneritet strategjik potencial midis dy vendeve dhe se një marrëveshje e tillë është e mundur në të ardhmen.

Në kontekstin e luftës në Ukrainë dhe refuzimit të Serbisë për të vendosur sanksione ndaj Rusisë, diplomati amerikan thotë se ekziston një mirëkuptim për varësinë e Beogradit nga burimet ruse të energjisë, por se “nuk është mirë që Serbia të qëndrojë në linjën që ndanë të mirën dhe të keqen”.

RelatedPosts

Kurti përuron dronin “Skifteri” të prodhuar në Kosovë

Ekzekutoi dy vëllezërit e bashkëshortes në Mitrovicë! Lihet në burg Astrit Isufi për vrasje dhe armëmbajtje pa leje

Analiza e REL/ Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës

Hill mohoi se ka afate specifike që SHBA-ja i vendos për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, por thotë se shpreson për përparim të shpejtë dhe se Amerika e mbështet propozimin franko-gjerman, transmeton Klan Kosova.

Zëri i Amerikës: Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq së fundmi folën në telefon dhe dhanë dy deklarata paksa të ndryshme rreth asaj bisede, por tema e përbashkët ishte Kosova. Presidenti Vuçiq njoftoi se sekretari Blinken theksoi nevojën për të arritur një zgjidhje sa më shpejt të jetë e mundur. A ka ndonjë afat të ri që SHBA-ja po i jep për ta zgjidhur?

Hill: Nuk di për ndonjë afat specifik, por është përshtypja se dialogu ka vazhduar për një kohë shumë të gjatë dhe duhet të ringjallet. Në këtë kuptim, ne jemi të kënaqur që shohim angazhimin e zyrtarëve evropianë në nivel të lartë, këshilltarët e sigurisë kombëtare të Francës dhe Gjermanisë kanë ardhur në rajon, kjo është shumë e rëndësishme. Dhe mendoj se sekretari Blinken donte të theksonte dëshirën tonë për ta çuar përpara këtë çështje. Ka shumë gjëra për të cilat duam të punojmë me Serbinë dhe duam që çështja e Kosovës të zgjidhet në një formë.

Zëri i Amerikës: Në lidhje me atë propozim, ju thatë së fundmi se është mirë që janë përfshirë përfaqësues të lartë dhe shpresoni që zgjidhja të arrihet shpejt. Por si është e mundur kjo nëse propozimi parasheh që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së pa njohjen e Beogradit dhe Serbia të marrë një rrugë të përshpejtuar drejt BE-së dhe presidenti Vuçiq ka thënë shumë herë se njohja e Kosovës dhe anëtarësimi në OKB janë e papranueshme?

Hill: Nuk do të doja të flisja për specifikat, kjo varet nga evropianët. Por mund të them se evropianët duan që kjo gjë të zhvendoset. Natyrisht, këto janë çështje të vështira, por është e rëndësishme që të dyja palët të kuptojnë se ka gjëra të tjera që po ndodhin në Evropë, për shembull në Ukrainë, dhe është koha për përparim në këtë çështje. Mendoj se edhe presidenti Vuçiq edhe kryeministri Kurti janë dakord që ta shqyrtojnë atë propozim dhe të shohim se çfarë mund të bëhet… Mendoj se presidenti Vuçiq ka thënë në disa raste se është e nevojshme që të dyja palët të marrin diçka dhe të japin diçka, d.m.th. qasja e duhur dhe ne duhet të shohim nëse mundet nëse diçka ka sukses.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Gjashtë të vdekur ndërsa Rusia godet objektet e energjisë dhe banesave në Ukrainë

Gjashtë të vdekur ndërsa Rusia godet objektet e energjisë dhe banesave në Ukrainë

8 November, 2025

Berisha lojtar i ndeshjes, Shehu jep asist

8 November, 2025
Britania e Madhe kërkon frymëzim danez për të ndryshuar sistemin e imigracionit

Britania e Madhe kërkon frymëzim danez për të ndryshuar sistemin e imigracionit

8 November, 2025
Dy të burgosur ende në arrati pasi u liruan gabimisht në vitin 2024

Dy të burgosur ende në arrati pasi u liruan gabimisht në vitin 2024

8 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result