ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Artan Hoxha: Ergys Agasi në rrezik për t’u eliminuar nga bota e krimit, di shumë gjëra! 10 hours ago
Fundoset grupi mafioz, kush janë tre ‘kapot’ që i futën tmerrin Venecias 10 hours ago
Alarm në Europë! Teste të rreme për COVID-19 dhe gripin qarkullojnë në të gjithë kontinentin 10 hours ago
Gaza/Nga qytet rrënojë në metropol luksoz 10 hours ago
Jordania konfirmon pjesëmarrjen në sulmet ajrore të SHBA në Siri 10 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Nga kërcënimet te konflikti që përfundoi me 3 të vdekur, detaje të reja nga ngjarja në Klos

albnews by albnews
16 October, 2022
in Albania
0
Tragjike në Kolumbi, përplaset autobusi, 20 të vdekur dhe 14 të plagosur
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Gjatë muajve shtator-tetor, vajza e Fiqiri Mjeshtrit kishte pasur probleme me ankthin dhe kishte shkuar disa herë në spital në gjendje të fikëti si pasojë e kësaj gjendjeje. Ditën e ditëlindjes më 9 tetor vajza ishte shantazhuar dhe kërcënuar se do t’i shpërndaheshin fotot dhe babai i saj do ta merrte vesh. Po në këtë ditë vajza u dërgua në spital në gjendje të fikëti.

Më pas më datë 11 tetor një mesazh anonim i shkon nipit të Fiqiri Mjeshtrit në Britani në llogarinë e tij në ‘Facebook’ ku i thuhej se ‘16-vjeçarja ka diçka me Renado Hasulën’.

RelatedPosts

Artan Hoxha: Ergys Agasi në rrezik për t’u eliminuar nga bota e krimit, di shumë gjëra!

“Qeveria ka humbur legjitimitetin”, Shehaj: Po pengohet arrestimi i Belinda Ballukut, duhen zgjedhje të parakohshme!

“Turpëroi europianët që lejojnë vazhdimin e kësaj padrejtësie”/ I dërguari i Trump komenton takimin e Ramës me Thaçin: Kryeministri shqiptar ka të drejtë

Këtë mesazh nipi ia dërgon Fiqiri Mjeshtrit babait të vajzës, i cili ia tregon vëllait shqetësimin që kishte dhe i ky i fundit merr përsipër ta zgjidhë këtë problem dhe shkon të nesërmen dhe takon djalin Renadon dhe pyet pse ka shantazhuar dhe kërcënuar mbesën e tij. 17-vjeçari i thotë se kishte kohë që nuk komunikonte me vajzën dhe se e dinte që ajo ishte lidhur tashmë me dikë tjetër dhe se ai ishte Kenado Shira.

Njoftohet babai i Renado Hasulës, i cili pyet të birin dhe ai i thotë që ka pasur pëlqim me vajzën më parë, por ajo tashmë ishte e lidhur me Kenado Shirën dhe i thotë të atit se Kenado i kishte treguar mesazhet me vajzën.

Po atë ditë xhaxhai i vajzës ka njoftuar familjen Hasula se vajza ishte në gjendje ankthi dhe i ka kërkuar familjes Hasula ballafaqim me familjen Shira për të sqaruar situatën mes dy djemve dhe mbesës së tij.

Në dosje thuhet se Renado Hasula ka telefonuar Kenado Shirën për ta pyetur se nëse ky i fundit i ka çuar mesazh kushëririt në Britani të 16-vjeçares. Renado Shira i thotë që jo dhe se nuk e di dhe po shqetësohet për këtë gjë. Të nesërmen Kenado Shira ka telefonuar të atin e vajzës Fiqiri Mjeshtrin duke i kërkuar takim.

Fiqiri Mjeshtri e pyet kush je, Kenado i thotë që është një djalë nga Klosi. Babai i 16 vjeçares i thotë ‘ok’ takohemi të lokali i shtetasit E.A. në Klos. Ditën e ngjarjes tre vëllezërit Mjeshtri kishin shkuar në Klos për ngushëllim për vdekjen e një të afërmi. Kur të tre vëllezërit po ktheheshin, i ka thirrur në rrugë një person. Ky person ishte Kenado Shira.

Vëllai i Fiqiri Mjeshtrit e përshëndet dhe shkon e takon, e pyet se djali i kujt është dhe i thotë të telefonojë të atin. E ka pyetur se pse e kanë stresuar vajzën dhe Kenado i thotë se kishte komunikuar me vajzën dhe se i kishte marrë adresën e Instagramit dhe fjalëkalimin. Më pas diskutimin me të riun, vëllai i Fiqiri Mjeshtrit ia ka treguar këtij të fundit. Më pas në rrugë tre vëllezërve i ka dalë babai i Kenados dhe i ka kërkuar të uleb të bisedojnë. Më pas janë ulur në lokalin e shtetasit B.H. në Klos.

Pasi u ulën, Liri dhe Kenado Shira kanë kërkuar që të vijnë në tavolinë edhe Eglantin dhe Renado Hasula pasi pretendonin se ky i fundit ishte i lidhur me vajzën. Më pas të gjitha palët bashkohen në tavolinë. Dy adoleshentët Kenado dhe Renado u zunë me njëri-tjetrin.

Tre vëllezërit po negocionin për martesë, pasi u bindën që vajza kishte lidhje me Kenadon dhe babit të këtij të fundit Fiqiri Mjeshtri i ka thënë që është hera e fundit që e diskutojmë këtë muhabet dhe se duhet ta mbyllnim me të mirë, por babai Kenados i ka thënë se nuk mund ta marrë për nusen e djalit vajzën e tij sepse është e lidhur me Renadon dhe se të dy djemtë ta zgjidhin me njëri tjetrin.

Fiqiri Mjeshtri i ka thënë se për herë të fundit po i thotë që do marrë përgjegjësitë si prind dhe se djali i tij duhet ta marrë për nuse vajzën e tij dhe pastaj le të bëjë çfarë të dojë me fotot, por sërish babai i 17-vjeçarit ka refuzuar.

Në atë moment Fiqiri Mjeshtri është ngritur nga karrigia ka nxjerrë armën duke qëlluar. Kenadon e qëlloi në ballë, i ati i tij e mori plumbin në gjoks, ndërsa dy të tjerët që u plagosën njëri në qafë Renado dhe tjetri i ati në kurriz.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Artan Hoxha: Ergys Agasi në rrezik për t’u eliminuar nga bota e krimit, di shumë gjëra!

Artan Hoxha: Ergys Agasi në rrezik për t’u eliminuar nga bota e krimit, di shumë gjëra!

21 December, 2025
Fundoset grupi mafioz, kush janë tre ‘kapot’ që i futën tmerrin Venecias

Fundoset grupi mafioz, kush janë tre ‘kapot’ që i futën tmerrin Venecias

21 December, 2025
Alarm në Europë! Teste të rreme për COVID-19 dhe gripin qarkullojnë në të gjithë kontinentin

Alarm në Europë! Teste të rreme për COVID-19 dhe gripin qarkullojnë në të gjithë kontinentin

21 December, 2025
Gaza/Nga qytet rrënojë në metropol luksoz

Gaza/Nga qytet rrënojë në metropol luksoz

21 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result