Ditën e sotme në mbledhjen e kryesisë së PD është vendosur që deri me datën 6 nëntor të mbyllen të gjithë regjistrimet e kandidatëve për primare.
Ndërkohë, më datë 13 nëntor pritet të bëhet prezantimi i kandidaturave, dhe data 4 dhjetor të jetë ajo e mbajtjes së primareve në të gjithë bashkitë, përveç Tiranës, Elbasanit dhe Durrësit.
Për këto tre të fundit, kreu i PD-së Berisha ka kërkuar që primaret të mbahen më herët se në bashkitë e tjera.
Sipas burimeve, kryesia nuk ka vendosur një datë për këto tre bashki pasi do të kenë takime të tjera për t’i vendosur.
Ndërkohë, PD e drejtuar nga Berisha pritet të zhvillojë bisedime me grupimin Alibeaj dhe takime me aleatët e saj për pjesën e primareve.