ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Titujt e Gazetave ne Uk 3 hours ago
Përdorte taksinë për të furnizuar grupet kriminale me armë dhe drogë, arrestohet ish-ushtaraku në Tiranë 3 hours ago
Çfarë i ndodh organizmit kur konsumoni gështenja të pjekura  3 hours ago
Po mbillnin ullinj, kolonët izraelitë sulmojnë disa palestinezë dhe gazetarë 3 hours ago
Tornadoja shkatërron qytetin brazilian, 6 viktima dhe mbi 400 të plagosur  3 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Tha se masakra e Reçakut ishte trillim, 1 vjet burgim për ish-ministrin Ivan Todosijeviq i akuzuar për nxitje të urrejtjes

albnews by albnews
19 October, 2022
in Kosova
0
Tha se masakra e Reçakut ishte trillim, 1 vjet burgim për ish-ministrin Ivan Todosijeviq i akuzuar për nxitje të urrejtjes
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Gjykata Themelore e Prishtinës e ka dënuar ish-ministrin e Administratës dhe Pushtetit Lokal, Ivan Todosijeviq, me një vit burgim për nxitje të urrejtjes, përçarje, mosdurim kombëtar, racor, fetar apo etnik.

Kryetari i trupit gjykues, Musa Kongjeli, ka lexuar aktgjykimin ku sqarohet se pse Todosijeviq është gjetur fajtor,.

RelatedPosts

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë/ Voton Albin Kurti, thirrje qytetarëve të votojnë: Është një ditë e mirë për demokracinë

Kosovë, prokuroria në gatishmëri për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, 80 prokurorë dhe zyrtarë për ruajtjen e votës

Kurti përuron dronin “Skifteri” të prodhuar në Kosovë

“I akuzuari Ivan Todosijeviq është fajtor, sepse në periudhën kohore derisa ishte në pozitën e ministrit të Admnistratës dhe Pushtetit Lokal në qeverinë e Republikës së Kosovës me dashje ka nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje, përçarje dhe mosdurim midis grupeve kombëtare, racore dhe etnike që jetojnë në Republikën e Kosovës, ashtu që më datën 24.03.2019 në rrugën “Kral Milotini” në Zveçan në cilësi të pjesëmarrësit dhe të folësit në tubimin e mbajtur për përkujtimin e viktimave të NATO-s shprehet “Reçaku u shpik në Kosovë e Metohi dhe ishin ata terroristët shqiptarë që shpikën të gjitha këto. Kryen krimet më të mëdha në Kosovë e Metohi për të cilat askush deri më sot nuk ka marrë përgjegjësi. Kanë kryer krime para agresionit të NATO-s, kanë vrarë serbë….”.

“Në bazë të neneve 2, 3, 4, 7, 8, 9, 10, 17, 21, 41, 43, 45, 73 dhe 147 paragrafit 1 të KPRK-së të nenit 365 të KPPRK-së gjykon të akuzuarin me burgim në kohëzgjatje prej 1 viti. Dënimi do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi në afatin e paraparë ligjor”.

Ivan Todosijeviq, që nuk ishte i pranishëm në këtë seancë gjyqësore, detyrohet ta paguajë paushallin gjyqësor prej 100 eurosh dhe 50 euro në emër të Fondit të Viktimave të Krimit, në afat prej 30 ditësh nga plotfuqishmëria e këtjj aktgjykimi.

Ish-ministri nga Lista Serbe, Ivan Todosijeviq, ishte dënuar me dy vjet burgim në shkallë të parë në fund të vitit 2019 pasi e kishte cilësuar trillim Masakrën e Reçakut. Veç Themelores, 2 vjetët me burg ia kishte konfirmuar edhe Gjykata e Apelit.

Por, avokatët e Todosijeviqit kishin parashtruar ankesë në Gjykatën Supreme ku më pas kolegji i kësaj të fundit vendosi ta kthejë çështjen në rigjykim.

Ish-deputeti i Kuvendit dhe ish-ministri i Pushtetit Lokal, më 24 mars të vitit 2019 në Zveçan, kishte deklaruar se Masakra e Reçakut ishte shpikur dhe përdorur si arsye për bombardimet, derisa po merrte pjesë në përkujtimin e 20 vjetorit të bombardimeve të NATO-s.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Titujt e Gazetave ne Uk

Titujt e Gazetave ne Uk

9 November, 2025
Përdorte taksinë për të furnizuar grupet kriminale me armë dhe drogë, arrestohet ish-ushtaraku në Tiranë

Përdorte taksinë për të furnizuar grupet kriminale me armë dhe drogë, arrestohet ish-ushtaraku në Tiranë

9 November, 2025
Çfarë i ndodh organizmit kur konsumoni gështenja të pjekura 

Çfarë i ndodh organizmit kur konsumoni gështenja të pjekura 

9 November, 2025
Po mbillnin ullinj, kolonët izraelitë sulmojnë disa palestinezë dhe gazetarë

Po mbillnin ullinj, kolonët izraelitë sulmojnë disa palestinezë dhe gazetarë

9 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result